×
  • Lajme
  • Rajon

    Këshilli Kombëtar Shqiptar hap zyrën në Sanxhak

    Reporteri
    23 Nëntor 2023 | 14:36

    Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të identitetit kulturor shqiptar dhe mbështetjes së komunitetit shqiptar, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij të re në Pazar të Ri.

    Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu. Ai, përmes një postimi në facebook, njoftoi edhe për fillimin e kursit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Sanxhakut.

    “Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur zyrën e tij në Pazar të Ri. Kjo, vetëm pak muaj pasi nxënësit shqiptarë të Sanxhakut u furnizuan me çanta dhe filloi kursi i gjuhës shqipe. Shqiptarët në Pazarin e Ri sot kanë edhe një shtëpi të re. Kjo në vigjilje të festave të Nëntorit. E gëzofshi për shumë gjenerata”, ka shkruar Lutfiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!