Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe Maqedoninë e Veriut, për marrjen e parafiancimit nga Plani i Rritjes nga BE’ja.
Ajo këtë e ka quajtur hap që nxitë në zbatimin e reformave kyçe.
“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes të BE-s. Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”, ka shkruar ajo në “X”.
Congratulations to North Macedonia and Albania for setting the pace in the Western Balkans to receive pre-financing under the 🇪🇺 Growth Plan!
This should fuel their implementation of key reforms to drive growth, improve citizens’ lives & bring the countries closer to the EU.
— Marta Kos (@MartaKosEU) March 24, 2025