×
  • Lajme
  • Rajon

    “Kosova në OKB vetëm kur Serbia të hyjë në BE”, ish’ambasadori serb në SHBA propozon zgjidhjen e çështjes së Kosovës në katër pika

    Reporteri
    12 Tetor 2022 | 11:53

    Ish-ambasadori serb në SHBA, Milan Protiq propozoi një zgjidhje për çështjen e Kosovës, sipas së cilës Serbia do ta lejonte Kosovën të hyjë në Kombet e Bashkuara vetëm kur të bëhet anëtare e BE-së. Përveç kësaj, Protiq beson se Serbia duhet të kërkojë edhe mbështetje të madhe financiare, garanci për jetën e serbëve dhe monumenteve kulturore e shpirtërore në Kosovë dhe integritet territorial dhe sovranitet pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

    Protiq thekson se situata e re gjeopolitike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë favorizon Serbinë, prandaj, siç thotë ai, Serbia duhet të marrë iniciativën në negociatat me Kosovën dhe të propozojë kushtet e saj për zgjidhje.

    Ai thekson se oferta e Francës dhe Gjermanisë për çështjen e Kosovës është momenti i duhur që Serbia të “reagojë me kundërofertë” në të cilën, sipas tij, duhet të saktësohen katër pika, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “Së pari, duhet të dimë vitin, ditën dhe orën kur Serbia pranohet në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, pastaj Serbia heq embargon për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kjo është pika numër një. Pika numër dy, çështja e mbështetjes financiare, e cila do të duhej të zgjatej për të paktën 20 vjet dhe të ishte një shifër serioze. Do të thosha 100 miliardë euro në 20 vitet e ardhshme”, tha Protiq në TV “Nova S”.

    Siç thotë ai, dy pikat e mbetura duhet të përmbajnë garanci.

    “Së treti, duhet të ketë garanci të forta dhe të shkruara për serbët që jetojnë në Kosovë dhe për trashëgiminë kulturore dhe të shenjtë të Serbisë. Dhe së katërti, do të duhej të kishte garanci të forta, se integriteti territorial i Serbisë nuk do të vihet më në rendin e ditës pasi të zgjidhet kjo, sepse ne kemi pasur edhe përvoja të këqija me të në të kaluarën”.

    “Do të shohim se si do të reagojnë Scholz dhe Macron”

    Ish’ambasadori serb në SHBA shprehet se “atëherë duhet të shohim se si do të reagojnë Bashkimi Evropian, pra dy shtetarët evropianë, Olaf Soltz dhe Emmanuel Macron, ndaj asaj që do të propozonte Serbia”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!