Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë tha se propozimi i ri francez do të shpallet pasi të ketë kaluar të gjitha filtrat, opozitën, presidencën, kuvendin dhe shoqërinë civile. Ai tha se apelon te të gjithë aktorët politikë që të përmbahen nga dezinformatat.
“Do të pasojë një proces i gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar dhe më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Zgjidhjen do ta sjellim së bashku, askush nuk do të anashkalohet”, tha Kovaçevski.
Tha se i gjithë procesi do të marrë të gjithë kohën e duhur para se të arrihet në një marrëveshje përfundimtare. sipas Kovaçevskit, ai do të diskutohet me opozitën, presidencën, kuvendin dhe shoqërinë civile dhe në fund do të votohet në Kuvendin e RMV-së. Duke filluar nga nesër propozimi francez do të fillojë të shpaloset para ta gjithë aktorëve politikë në vend.
Sipas tij, ky propozim është arritur pas ndërhyrjes në Bruksel dhe reagimit ndaj draft dokumenteve.
“Pikëpamjet zyrtare do të shpallen pasi propozimi të kalojë filtrat e të gjitha institucioneve përkatëse. “Do të pasojë një proces i gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar dhe më pas me presidentin, parlamentin dhe opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend,” tha Kovaçevski.