Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i katërt me radhë i shumicës së vjetër parlamentare në Mal të Zi. Ky takim u thirr për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë vendin pas shkarkimit të kryeministrit Dritan Abazoviq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas takimit, foli Andrija Mandiç nga blloku pro-serb, i cili pretendon postin e kryeministrit.

Mandiç tha se në takim s’është arritur marrëveshje.

Reklamë

Ai bëri me dije se do t’i ftojë në takim edhe kryetarët e partive të tjera që s’kanë marrë pjesë në bisedime deri tani.

Në takim ka marrë pjesë edhe Milos Konatar, që është edhe nënkryetar i partisë URA, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq.

Ndryshe, kriza politike në Mal të Zi ka ardhur pas shkarkimit të Dritan Abazoviq nga pozita e kryeministrit. Ai është shkarkuar pas marrëveshjes që nënshkroi me Kishën Serbe.

Kriza politike në Mal të Zi, blloku pro-serb takohen “për zgjidhje”, i pranishëm edhe nënkryetari i partisë së Abazoviqit

Reklamë