×
  • Lajme
  • Rajon

    Kroacia me qendrim të prerë për Serbinë: Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige

    Reporteri
    06 Qershor 2022 | 14:42

    Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi sot se Serbia duhet të jetë e kujdesshme se kë do të zgjedhë nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

    “Nuk është koha për t’u ulur në dy karrige”, u tha Plenkoviç gazetarëve në Zagreb.

    Ai iu përgjigj pyetjes për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, për shkak se Bullgaria, Maqedonia dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë.

    “Kjo nuk ka të bëjë me ne, është një çështje midis Rusisë dhe Serbisë. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme se kë do të zgjedhë dhe do të mbajë, nëse ka ambicie për t’u anëtarësuar në BE”, theksoi kryeministri kroat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!