×
  • Lajme
  • Rajon / Agjenda

    Rama pritet me ceremoni nga Erdogani

    Reporteri
    20 Shkurt 2024 | 15:40

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

    Pas vizitës në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë, kryeministri Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

    Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në kuadër të vizitës, në Ankara do të zhvillohet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën kryesimin e Erdoganit dhe Ramës.

    Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi- Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

    “Gjatë diskutimeve me Shqipërinë, aleatin e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!