×
  • Lajme
  • Rajon / Kronikë e zezë

    Kumanovë: Vëllai qëllon me armë zjarri motrën dhe djemtë e saj, dy të vdekur

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 17:32

    Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.

    Nga MPB e konfirmojnë rastin.

    “Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66) për shkak se në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronsore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB./TvKlanMK/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!