×
  • Lajme
  • Rajon

    Kurti apo Vuçiq, kush është më bashkëpunues? Ambasadori Hill jep një përgjigje interesante

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 23:25
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia po ia kthen dalëngadalë shpinën Rusisë e po orientohet kah Perëndimi.

    I njëjti është pyetur se cili mendon se është më bashkëpunues në dialog, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti apo Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku Hill dha një përgjigje interesante, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Hill, me të qeshur, tha se këtë po ia lë imagjinatës, pasi nuk e sheh se do ta ndihmone procesin negociator.

    “Nëse duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje do t’i ndihmonte procesit negociator, do të përgjigjesha, por po ia lë imagjinatës suaj”, tha Hill për N1.

    Për ambasadorin Hill, orientimi i Serbisë drejt shteteve perëndimore shpreson se do të sjell rezultat pozitiv në rrugën drejt integrimit në struktura euro-atlantike.

    “Çështja e marrëdhënieve të Serbisë me Rusinë – ju mund të shihni se ajo po dobësohet dita-ditës. Mund të shihet se ka një interes në rritje për bashkëpunim me BE-në dhe më shumë interes për bashkëpunim me ne,” tha Hill.

    “Shpresoj se rezultati i gjithë kësaj do të jetë një ritëm shumë më i mirë, më i shpejtë [i integrimit evropian]” shtoi ambasadori amerikan. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!