×
  • Lajme
  • Rajon

    Kush është Jakov Milatoviqi, njeriu që rrëzoi nga pushteti pas rreth 30 vjetësh Milo Gjukanoviqin?

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 12:15
    Jakov Milatoviq, president i Malit të Zi

    Lideri i Lëvizjes Evropa Tani (Evropa sad), Jakov Milatoviq, u bë presidenti i ri i Malit të Zi.

    Ai ka lindur në Titograd më 7 dhjetor 1986.

    Me profesion është ekonomist, i cili merret me politikë.

    Ai ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit dhe kandidoi për president të Malit të Zi në zgjedhjet e vitit 2023.

    Studimet bazë për ekonomi i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv.

    Eksperiencën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë si pjesë e ekipit të menaxhimit të riskut.

    Pas kësaj, ai punoi në Deutsche Bank në Frankfurt, në ekipin e vlerësimit të rrezikut të kredisë në vend, me fokus në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

    Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit, mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë.

    Në vitin 2018, Milatoviq u promovua në kryeekonomist me detyrë për mbulimin e vendeve të BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra e Bukureshtit.

    Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim, ai u bë presidenti i ri i Malit të Zi.

    Me 37 vjeç, Milatoviqi është ndër liderët më të rinj evropianë. Ai arriti që ta rrëzojë nga pushteti gati 30 vjeçar presidentin e deritanishëm malazez Milo Gjukanoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!