Kuvendi i Malit të Zi në një komunikatë për media i është referuar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës si ‘të përkohshme’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Kjo është parë në njoftimin zyrtar për takimin mes kryeparlamentarit malazez, Andrija Mandiq dhe ambasadorit të Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku është diskutuar edhe për Kosovën, është përdorur terminologjia e njëjtë me shtetin serb, i cili nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ambasadori posaçërisht theksoi se qëllimi i vetëm që ka kreu i institucioneve të përkohshme në Kosovë, z. Albin Kurti, është t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë, jo vetëm në komunat në veri, por në të gjithë territorin”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Kujtojmë se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur më 9 tetor 2008.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.