×
  • Lajme
  • Rajon

    Ky është projekti që do ta afrojë Ulqinin me Velipojën në 1 kilometër

    Reporteri
    08 Qershor 2022 | 19:32

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka postuar në Facebook projektin e Urës së Bojanës, që pritet të afrojë Ulqinin me Velipojën nga 73 kilometra, në vetëm 1 kilometër.

    Abazoviq ka arritur sot marrëveshje në Ohër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për këtë projekt.

    “Shikoni si do të duket ura në lumin Bojana. Projekt i përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi“, shkruan Abazoviq në Facebook.

    “Historinë e urës e nisëm gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri vitin e kaluar. Sot në Ohër, kryeministri i Shqipërisë #EdiRama dhe unë prezantuam një projekt që do t’i afrojë Ulqinin dhe Velipojen në vetëm 1 km nga distanca e mëparshme prej 73 km. Ne krijojmë vlera të reja, ndërtojmë një Ballkan Perëndimor ndryshe”, shkroi Abazoviq.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!