×
  • Lajme
  • Rajon

    Zoran Zaev jep dorëheqje nga Kryeministri, pas rezultateve dëshpëruese në zgjedhjet lokale

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 22:35

    Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

    Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

    “Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, tha Zaev duke shtuar se ai personalisht merr përgjegjësi për humbjen në zgjedhje.

    Ai falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje.

    Sipas tij, në qeverisjen e tyre kanë anëtarësuar Maqedoninë e Veriut dhe kanë përbashkuar popullin në vend, ndërsa fitues në disa komuna janë njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit.

    Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!