Mali i Zi ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç.
Ishte Instituti për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore të Malit të Zi (CinMED) ai që lëshoi licencën për përdorimin e vaksinës.
“Bazuar në vlerësimin pozitiv për cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin, dy ditë më parë është lëshuar licenca për tregtimin e barit Comimaty, prodhim i Pfizer nga Belgjika”, thuhet në njoftimin e CinMED.
Edhe në vendin tonë, fëmijët mbi 12 vjeç mund të marrin vaksinën Pfizer, ku prioritet kanë ata me sëmundje kronike.