×
  • Lajme
  • Rajon

    Mali i Zi ofron 1 milion euro shpërblim për çdo informacion për vrasjen e gazetarit 21 vjet më parë

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 9:28

    Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka ofruar një shpërblim monetar në vlerë prej një milion eurosh për çdo informacion që kontribuon në mënyrë të besueshme dhe vendimtare në identifikimin e autorit, bashkë-autorit, organizatorit ose drejtuesit të vrasjes së gazetarit, Dushko Jovanoviq më 27 maj 2004.

    Ai ishte kryeradaktor i së përditshmes “Dan”.

    Sipas njoftimit, personi  që jep informacion të besueshëm për këtë rast, mund të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes, në përputhje me rregulloret që rregullojnë sigurinë personale, si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve.

    Fondet për pagesën e çmimit do të sigurohen nga buxheti i Malit të Zi.

    Në njoftim thuhet se duke premtuar publikisht shpërblimin, Mali i Zi tregon një vendosmëri të qartë dhe pa ekuivoke për të hedhur më në fund dritë mbi vrasjen e Dushko Jovanoviq

    Themeluesi, pronari dhe kryeredaktori i gazetës së përditshme “Dan” u vra natën e 27 majit 2004 në Podgoricë, përpara redaksisë së gazetës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!