×
  • Lajme
  • Rajon

    Mbeti e bllokuar në banesën që u përfshi nga zjarri, shpëtohet 19-vjeçarja në Tiranë

    Reporteri
    17 Shtator 2024 | 12:57

    Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

    Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, shkruan A2 CNN.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.

    Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!