Një 14-vjeçar mëngjesin e së martës ka tronditur Beogradin, pasi i njëjti ka vrarë 8 nxënës dhe rojen e shkollës ku vijonte mësimet, përcjell Reporteri.net.
Siç raporton Blici serb, babai e ka çuar 14-vjeçarin në poligon, ka stërvitur shumë dhe dukej se ishte shumë i aftë, ku dhe e gjuajti rojen nga një distancë prej 14 metrash.
Sipas informacioneve jozyrtare, të cilat i ka raportuar ministri i Brendshëm, Bratislav Gashiq, babai i tij ka vizituar rregullisht poligonin e qitjes, madje ka marrë me vete edhe djalin e tij.
Siç raportojnë mediat serbe, Kosta K. ishte djali i një readiologu të njohur atje. 14-vjeçari ka marrë pjesë në garat e matematikës dhe biologjisë dhe ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta.
Ai konsiderohet si një nga nxënësit më të talentuar të shkollës fillore, ku kreu masakrën. Ai ishte djali i një radiologu të famshëm.
Shokët e tij të shkollës thonë se ai ka qenë gjithmonë i qetë dhe i tërhequr dhe se nuk ka bërë asnjëherë telashe, por shquhej për sjelljen e tij shembullore.
Kosta qëlloi me dy armë, pesë karikatorë të mbushur dhe një çantë shpine me ‘kokteje molotovi’.
Pas masakrës ai u arrestua, ndërsa disa nga mediat në Serbi raportojnë se ka thënë se ka qëlluar për shkak se është psikopat. /Reporteri.net/