×
  • Lajme
  • Rajon

    Mediat e afërta me pushtetin në Serbi: Kryeministri Vuçeviq jep sot dorëheqje

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 10:40

    Mediat pro Vuçit në Serbi raportojnë se kryeministri serb Millosh Vuçeviq pritet të japë dorëheqje sot.

    Siç po raportohet, Vuçeviq do ta njoftojë dorëheqjen në një konferencë për media që pritet ta mbajë në ora 11:00.

    Në Serbi janë duke vazhduar protestat e studentëve.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar dje se janë plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve, nisur nga publikimi i gjithë dokumentacionit rreth rindërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad, e deri te falja e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave.

    Protestat kanë nisur pas shembjes së një cope të madhe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!