×
  • Lajme
  • Rajon / Paris

    Milatoviç i paraqet Macronit “planin ambicioz” që Mali i Zi të anëtarësohet në BE brenda vitit 2028

    Reporteri
    10 Nëntor 2023 | 16:50

    Presidenti malazez Jakov Milatoviç, ka deklaruar se plani i Malit të Zi për të qenë gati për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2026, është jo vetëm ambicioz, por edhe i arritshëm.

    Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Milatoviç theksoi se pret që mbështetja franceze për Malin e Zi të jetë edhe më e fortë në periudhën e ardhshme në rrugën e tij europiane.

    “Në takim i paraqita Macronin një plan ambicioz që vendi ynë të jetë gati për anëtarësim në BE deri në fund të 2026 dhe të bëhet anëtar i plotë në 2028. Dukej se edhe nga Macron e priti mirë planin tonë ambicioz, realist dhe të arritshëm”, ka thënë ndër të tjera Milatoviç.

    I pyetur nëse kanë biseduar për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, ai tha se Franca është një vend shumë i rëndësishëm për Malin e Zi dhe se është diskutuar se si mund të përmirësohet më tej bashkëpunimi ekonomik dhe se Mali i Zi e presin projekte të rëndësishme infrastrukturore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!