×
  • Lajme
  • Rajon

    Ministri Bujar Osmani zbulon momentin kur e morën lajmin për tragjedinë në Bullgari

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 20:24

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se kryeministri bullgar ka telefonuar disa minuta pas aksidentit për t’i informuar lidhur me këtë tragjedi.

    Osmani në një lidhje direkte në T7 tha se hetuesia dhe mjekësia ligjore do t’i identifikojnë viktimat bashkë me familjarët në mënyrë që trupat e tyre të kthehen në Shkup.

    “Në orët e mëngjesit ka qenë kryeministri bullgar që na ka informuar për tragjedinë, disa minuta pas aksidentit. 7 kishin arritur t dalin nga autobusi, mirëpo tragjedia është se 45 nuk arritën t dalin nga autobusi, prej tyre 12 ishin fëmijë. Presim që për një dit ose dy t’i transferojmë në Shkup. Presim që këto dit hetuesi dhe mjekësia ligjore t’i identifikojë viktimat bashkë me familjarët në mënyrë që kufomat të kthehen n Shkup”, tha Osmani.

    Ministri Osmani tha se trupat janë nxjerr nga autobusi në orët e pasdites, ndërsa bëri të ditur se nga nesër ekspertët bullgarë dhe 3 ekspertë nga Shkupi do të fillojnë procesin e identifikimit.

    “Deri në orët e pasdites janë nxjerr trupat nga autobusi, prej nesër ekspertët bullgarë edhe 3 ekspertë nga Shkupi do të fillojnë procesin e identifikimit. Është herët, hetimi është në vijim e sipër, un pata mundësin të bisedoj me të mbijetuarit, dmth ata treguan se cfarë kanë parë, gjithçka ka ndodh shpejt, duhet nj ekspertizë profesionale për të konstatuar se cila ishte arsyeja e ndezjes s zjarrit q nuk u la hapësirë t dalin nga autobusi”.

    Kujtojmë se n aksidenti tragjik q ndodhi n Bullgari mbetën t vdekur 45 persona, prej tyre 12 fëmijë.

    Këtij aksidenti i shpëtuan 7 persona të cilët arritën të dalin nga autobusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!