14-vjeçarja Vanja Gjorçevska nuk është mbytur nga asfiksia siç është raportua nga disa media, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, derisa ka konfirmuar se ajo është qëlluar me armë zjarri, përcjell Reporteri.net.
“Të gjeturat e sakta nga obduksioni do të tregojnë, por është në pyetje një plagë me armë zjarri”, thotë Spasovski.
Gjatë hetimeve në afërsi të Shkupit janë gjetur dy pistoleta, të cilat sipas policisë janë përdorur për kryerjen e vrasjeve të rënda.
Spasovski konfirmoi gjithashtu se Vanjës i është gjetur celulari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.