×
  • Lajme
  • Rajon

    Dyshohet për një udhëtar të “zhdukur” pas aksidentit, prokurorja bullgare: Kemi gjetur 44 trupa të pajetë, po hetojmë për një udhëtar

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 11:16

    Në paraqitjen para mediave të prokurorëve bullgarë, është dhënë një variant i padëgjuar deri më tani për aksidentin tragjik në Bullgari.

    Prokurorja tha se në vendngjarje kanë numëruar 44 trupa të pajetë, ndërkaq një i mbijetuar i ri u ka deklaruar se ka shpëtuar 8 persona, në spital janë 7 pacientë, ndërkaq në autobus kanë qenë 52 udhëtarë.

    “Shqyrtohet mundësia që një nga udhëtarët të ketë zbritur dhe ka hipur në autobus tjetër në bazë të listët se në autobus ka pasur 52 udhëtarë”, tha prokurorja.

    Ajo është përlotur gjatë paraqitjes para mediave, pasi informacionin se janë shpëtuar 8 persona e ka marrë nga i mbijetuari i moshës së re, siç tha ajo, të moshës së njëjtë me të birin e saj.

    “Unë i thash atij ti je hero, sepse ke arritur të shpëtosh 7 persona. Ai më tha, jo, unë kam shpëtuar 8 persona. Tani u krijua dyshimi se ku është edhe një person”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!