Në spitalin Shën Naum i Ohrit- Shkup shumë familjar po presim për të marë informacione për të afërmit e tyre, njotfon Alsat.
Po ftohen vetëm nga 10 persona për të parë 10 të lënduarit që janë brenda, pra nga 1 prej familjes për secilin pacient. Pasi të dalin ata do të hyjnë 10 të tjerë. Policia është në hyrje, askush nuk guxon të hyjë përveç atyre familjarëve që do të ftohen. Sipas Ministrisës së Shëndetësisë, në gjendje kritike janë 18 pacientë.
Ndërsa drejtoresha e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova njoftoi se në spitalin e Koçanit janë 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit./Alsat.mk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.