Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Schollet në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për fushatën e Vuçiqit për tërheqjen e njohjeve, i cili pretendon se ka në sirtarë 9 çnjohje të pavarësisë së Kosovë.
Derek Chollet tha se kjo gjë nuk “nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin.”
“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla”, tha Chollet.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë ditës së djeshme përmes një reagimi ka mohuar pretendimet e Vuçiqit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.