×
  • Lajme
  • Rajon

    Nga e sot, marketet në Maqedoni obligohen t’i publikojnë çmimet në internet

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 8:14

    Marketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobileve nga e premtja do të duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqen zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që hyjnë në fuqi më datën 18 të këtij muaji (e premte), pasi pas miratimit të tyre në Kuvend dhe publikimit në Gazetën Zyrtare më datë 4 të muajit të kaluar, Ministria e Ekonomisë, në afatin e caktuar prej 45 ditësh, duhet të përgatisë një Rregullore për mënyrën e publikimit të çmimeve të mallrave dhe të dhënave, që duhet të publikohen nga tregtar i vogël, i mesëm dhe i madh që kryejnë veprimtari tregtare me pakicë.

    Në rregulloren theksohet se tregtari i vogël, i mesëm dhe i madh që kryen veprimtari tregtare me pakicë në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive i publikon çmimet e mallrave që plason në treg në ueb faqen e tyre në mënyrë të qartë dhe të qasshme, përmes një pjese të veçantë të ueb-faqes së tregtarit të dedikuar për çmimet (Çmimore).

    Çmimet e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë. Çmimet e mallrave (çmimi aktual i shitjes, çmimi për njësi, çmimi promocional ose me zbritje) për secilën pikë të shitjes të tregtarit publikohen në ueb – faqen e internetit në përputhje me me paragrafin (1) të këtij neni dhe përmbajnë të dhënat e përcaktuara në Shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e kësaj rregullore.

    Nëse nga ana e tregtarit ofrohen çmime promocionale ose me zbritje, çmimi i rregullt, në ueb – faqen e internetit të tregtarit, duhet të shënohet çmimi i rregullt, përqindja dhe shuma e reduktimit, si dhe kohëzgjatja e promocionit ose zbritjes.

    Siç është theksuar në Rregulloren, tregtarët duhet të përditësojnë çmimet e mallrave në baza ditore, respektivisht çdo ditë deri në orën 10:00.

    Në rast të gabimit teknik pa dashje në përditësimin e çmimeve dhe mallrave, tregtari duhet ta korrigjojë gabimin në afat prej 24 orëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!