×
  • Lajme
  • Rajon

    Nis seanca e Kuvendit, Vuçiq: Nuk guxoj ta zbuloj tërë planin franko-gjerman, po i zbuloj anët e këqija për Serbinë

    Reporteri
    02 Shkurt 2023 | 10:50
    Vuçiq në Kuvendin e Serbisë, Foto; Beta

    Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se qëllimi i seancës parlamentare në të cilën po merr pjesë nuk është të bartë përgjegjësinë te parlamenti dhe qytetarët, por të thotë hapur si president se cilat janë sfidat para Serbisë dhe çfarë ka në lidhje me një marrëveshje me Kosovën, bazuar në planin franko-gjerman.

    “Unë vij nga ndjenja e detyrës për të thënë atë që po ndodh, në mënyrë që qytetarët të vlerësojnë pasojat e veprimeve tona dhe për çfarë po luftojmë. Do të theksoj të gjitha pikat më të këqija të nismës franko-gjermane dhe nuk do të fsheh asgjë, sepse dua të jem i përgjegjshëm dhe i ndershëm”, tha Vuçiq para deputetëve.

    Ai shtoi se në lidhje me planin franko-gjerman “do të ketë kohë për vendime”, dhe se nuk duhet të prezantojë të gjithë planin, por se do të prezantojë atë “çka është më e keqja për Serbinë”, transmeton Reporteri.net.

    “Ajo që është më e rëndësishme se plani është korniza politike, momenti në të cilin ndodh gjithçka”, tha Vuçiq ndër të tjera./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!