×
  • Lajme
  • Rajon

    Nismë për shkarkimin e presidentit të Malit të Zi, mblidhen nënshkrimet e nevojshme

    Reporteri
    23 Shtator 2022 | 9:37

    Shumica parlamentare në Mal të Zi ka mbledhur 41 nënshkrime për filluar procedurat për shkarkimin e Presidenti i Malit të Zi, nëse vlerësohet se i njëjti ka shkelur Kushtetutën, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Iniciativa i është dorëzuar sot kryetares së Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, raporton RTCG.

    Deputeti i partisë Fronti Demokratik, Jovan Vuçuroviq, ka thënë se Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për përbërjen e re të Qeverisë.

    “Presidenti i Malit të Zi ka shkelur nenin 95 paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi për shkak se nuk i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e re të Qeverisë, gjë të cilin e ka obligim ta bëjë. Përkatësisht nuk janë ftuar partia Demos, Mali i Zi i Bashkuar,  partia Prava, Partia e Punëtorëve dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, ndërsa Partia Liberale, e cila ka të njëjtin mandat si partitë më lart, është ftuar. Kushtetuta e Malit të Zi nuk njeh një përzgjedhje të tillë”, thuhet në dokumentin e dorëzuar me nënshkrimet e mbledhura.

    Gjatë kësaj jave, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nuk e ka pranuar propozimin për mandatarin e ri të qeverisë nga blloku i Frontit Demokratik.

    Gjukanoviq po ashtu propozoi që Kuvendit të Malit të Zi t’i shkurtohet mandati./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!