×
  • Lajme
  • Rajon

    Një ditë pas bombardimeve në Kiev, Vuçiq i shkon në takim ambasadorit rus – bisedojnë për gjeopolitikën, përmendet edhe Kosova

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 16:27
    Foto ilustrim nga arkiva

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Beograd, Bocan Harçenkon, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe për Kosovën.

    Gjatë këtij takimi thuhet se ata kanë diskutuar edhe për tema gjeopolitike si dhe rajonale.

    “Vuçiq u takua me Bocan-Harçenkon: Ata diskutuan për Kosovën dhe situatën gjeopolitike Presidenti Vuçiq dhe ambasadorja Bocan-Harchenko diskutuan për situatën në Kosovë dhe Metohi, si dhe për çështje rajonale”, shkruan Tanjug.

    Më tej, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar edhe për temat e bashkëpunimit bilateral.

    “Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit diskutuan tema nga fusha e bashkëpunimit bilateral, si dhe shkëmbyen mendime për situatën gjeopolitike”, ka njoftuar zyra e presidentit të Serbisë.

    Takimi Vuçiq-Harçenkon, ku thuhet se u diskutua edhe “për gjeopolitikën” u zhvillua një ditë pasi ushtria pushtuese e Putinit zhvilloi një fushatë bombarduese në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajone tjera përreth.

    Sulmet rezultuan me dhjetëra civilë të vrarë. Ndërkohë që Ukraina dhe globi vazhdojë të jenë të kërcënuara nga presidenti rus për përdorimin e armeve bërthamore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!