×
  • Lajme
  • Rajon

    Një grua në Ulqin lind foshnjën në autoambulancë në muajin e 7-të të shtatzënisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 16:28

    Një grua në Ulqin të Malit të Zi ka lindur foshnjën e saj në muajin e shtatë të shtatzënisë, rrugës duke shkuar për në Spital në autoambulancë. 

    Siç ka mësuar mediumi Ul-info, derisa ishin ende rrugës, në autoambulancë ka filluar lindja.

    Nëna dhe foshnja e gjinisë mashkullore mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ata janë dërguar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

    Në ekipin e ambulancës ishin doktoresha Leudrita Mustafa, teknikja Lumnija Kraja Gjeloshi dhe shoferi Artan Sefovic.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!