×
  • Lajme
  • Rajon

    Një nga të arrestuarit për tragjedinë në Koçan: “Jemi heronj, shpëtuam 200 veta, qëndruam në zjarr deri në momentin e fundit”

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 16:39

    “Ne nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 veta. Qëndrova në zjarr deri në momentin e fundit për t’i nxjerrë të gjithë fëmijët, për t’i shpëtuar sikur të ishin të mitë. Kam dy fëmijë të mitur”, tha njëri nga të arrestuarit si i dyshuari në lidhje me zjarrin në Koçan, i pyetur nga gazetari nëse ndihet fajtor, shkruajnë mediat atje, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në konferencë për media tha se nga biseda me një pjesëtar të grupit të ADN-së është konstatuar se mjetet piroteknike i ka sjellë banda.

    Pas ngjarjes tragjike në diskotekën e Koçanit, ku mbi 59 persona humbën jetën dhe mbi 100 u shtruan në spital.

    Sot gjatë ditës pati edhe protesta, ku u demolua edhe lokali i një prej pronarëve të diskotekës “Puls”. Të rinj të shumtë ishin mbledhur dhe me gurë gjuanin në drejtim të lokalit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!