×
  • Lajme
  • Rajon / E FUNDIT

    Një polic serb u qëllua me hark në qafë në Beograd para ambasadës izraelite, vritet sulmuesi

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 13:33

    Një pjesëtar i Policisë së Serbisë është gjuajtur sot me hark në qafë para Ambasadës së Izraelit në Beograd dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente. Gjatë sulmit, pjesëtarët e policisë kanë arritur të vrasin sulmuesin.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar, i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.

    “Sot rreth orës 11:00, një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të Xhandarmërisë i cili ishte në shërbimin e sigurisë në ambasadën izraelite dhe e ka goditur në qafë”, sqaroi ai.

    Daçiq ka deklaruar se pjesëtari i policisë M.J., ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mundur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!