×
  • Lajme
  • Rajon / Çmimet e larta

    Një tepsi bakllava deri në 40 euro, tetovarët u kthehen gatimeve në shtëpi për festën e Kurban Bajramit

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 13:55

    Qytetarët po i kthehen gjithnjë e më shumë gatimeve në shtëpi për festat, për shkak të çmimeve të larta të ëmbëlsirave në treg.

    Bakllavaja, një nga ëmbëlsirat tradicionale më të kërkuara gjatë Bajramit të Kurbanit, ka pësuar rritje të ndjeshme çmimi, duke bërë që shumë familje të zgjedhin ta përgatisin vetë në shtëpi, përcjell TV21.

    Shitësit e ëmbëlsirave shprehen të shqetësuar për rënien e shitjeve dhe ankohen se kostot e larta të përbërësve po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin final.

    “Interesimi është në nivel të dobët, edhe pse tash kanë filluar edhe në shtëpi të përgatitin, mirëpo ne jemi përgatitur me qenë se është festa jonë dhe festë fetare dhe çdo mysliman dhe shqiptar e feston, ne kemi këtu bakllava, sheqerpare, aligjina – kemi edhe ëmbëlsira të tjera, çka do klienti ne i ofrojmë”, tha një shitës ëmbëlsirash në Tetovë.

    Një tepsi me bakllavë shkon nga 2000 denarë (32.50 euro) deri në 2500 (40.63 euro) denarë, po shumë qytetarë blejnë edhe me copë, e cila kushton deri në 40 denarë (0.65 euro).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!