Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur kompromis për përfundimet në lidhje me procesin e zgjerimit, por ambiciet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën nuk janë pjesë e konkluzioneve të sotme.
Pas negociatave të sotme midis ministrave për Çështje Evropiane nuk u dha përcaktues kohor se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të nisin procesin e bisedimeve me BE-në.
Sekretari shtetëror në diplomacinë sllovene, Gashper Dozhvan tha se me ardhjen e Qeverisë së re në Bullgari, shpresat për të vazhduar negociatat deri në dialog shtohen edhe më tepër.
“Na duhet korniza negociuese të adaptohet. Është një proces i cili do të shpaloset sa më shpejtë të jetë e mundur. Sapo të kemi Qeverinë e re në Bullgari, jemi optimist se do të jetë e mundur vazhdimi i rrugës së gjatë për dialog”, tha Dozhvan.
Pavarësisht se përfaqësuesit e BE-së miratimin e konkluzioneve e prezantuan si arritje të madhe, në njëjtën kohë pranuan se për këtë vit ka përfunduar çështja e zgjerimit dhe se do të pritet mundësi e re gjatë vitit 2022.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.