×
  • Lajme
  • Rajon

    Nuk votohet mosbesimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    12 Nëntor 2021 | 9:36

    Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, 15 minuta para skadimit të kohës së mbylljes së votimit, ka konstatuar se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe e ka deklaruar seancën të mbyllur.

    Ndërkohë i uroi Qeverisë punë të mbarë në vazhdim.

    Në sallë kishte shumë pak deputetë të shumicës dhe i gjithë kabineti i Qeverisë së Zaevit, raporton alsat.mk.

    Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e braktisën sallën shumë më herët sesa të fillonte seanca duke e komentuar si farsë të gjithë procedurën e thirrur nga kryetari i Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!