Një nxënës i klasës së shtatë (14 vjeçar) është arrestuar pasi i njëjti ka shtënë me armë në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.
I njëjti dyshohet se ka qëlluar me armën e babait të tij në shkollë, transmeton Reporteri.net.
14 vjeçari ka qëlluar mbi nxënësit dhe sigurimin e shkollës. Siç raporton N1, ai është arrestuar, dhe të paktën një person ka mbetur i vrarë, sipas informacioneve jozyrtare.
Siç raportojnë mediat, bëhet fjalë për rojën e shkollës.
Po ashtu raportohet për pesë nxënës të plagosur. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.