Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se viktimat e tragjedisë së Bullgarisë mbërrijnë në Maqedoni të Veriut ditën e enjte më 2 dhjetor 2021.
Transporti do të organizohet me avion të Republikës së Bullgarisë deri në aeroportin e Shkupit dhe më pas do të vijohet me protokollet shtetërore.
Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov përgjegjës për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se sjellja e kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”- ka bërë të ditur Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.