Përpara shkollës fillore Ismail Qemali në Shkup, nxënësit kanë qarë pasi morën lajmin se pesë shokë të shkollës, të gjithë nga një familje, kishin vdekur nga aksidenti tragjik në Bullgari.
11-vjeçari Blerim Bushi tregoi se sa e ka mërzitur lajmi për vdekjen e shokut të tij.
“Ergini ishte shoku im. Ai ishte një djalë shumë i mirë. Shumë i mirë. Më vjen shumë keq që vdiqën”, tha Blerim Bushi për Reuters.
Ndërkohë Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.
Ai foli për Reuters lidhur me gjendjen shëndetësore e emocionale të vajzës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.