Sot, 30 vjet pas vrasjes, u identifikuan eshtrat e një 17-vjeçari nga Vukovari, Jovan Josip Krosnjar, i cili u nda nga nëna e tij dhe u vra më 17 nëntor 1991 nga paraushtarakët serbë në tregun e drurit.
“Nëna nuk jetoi për ta varrosur djalin që e kërkonte, por vëllai i madh Ivica, me shumë dashuri dhe këmbëngulje, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk pushoi së kërkuari të kontrollonte informacionin më të vogël”, tha Ana Galoviq, shkrimtarja që fatin e këtij djali e ka trajtuar në librin e saj “Mami, s’po e shoh parajsën”.
Sipas informacioneve të fundit, Jovani dhe gjashtë mbrojtës dhe civilë të tjerë të Vukovarit u dërguan në pjesën e Drvena Pijaca, ku u qëlluan pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.