Është votuar në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiq. Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse.
Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.
Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajiq dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.