Sot ka përfunduar autopsia e të vdekurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, njoftoi sot pasdite ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Në konferencën për media, Toshkovski tha se në aksidentin tragjik janë lënduar gjithsej 196 persona.
Prej tyre, 93 po trajtohen në klinikat në Shkup, kurse 80 po trajtohen në spitalet jashtë vendit.
Lidhur me rastin, Prokurori Publik tha se janë ndaluar 14 persona të cilët dyshohen për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan. Ai tha se në mesin e tyre është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.