×
  • Lajme
  • Rajon

    Përgënjeshtrohet pushteti në Serbi, del numri i protestuesve që morën pjesë në protestën e sotme kundër Vuçiqit

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 23:34
    Foto: Nova.rs

    Arkivi i Tubimeve Publike, një organizatë që numëron pjesëmarrësit në tubime publike, ka dhënë një vlerësim të numrit të njerëzve në protestën e sotme “15. për 15″ në Serbi.

    Arkivi i Tubimeve Publike vlerëson se në këtë tubim kanë marrë pjesë nga 275.000 deri në 325.000 persona, me mundësi që numri të jetë edhe më i madh, thuhet në një postim në Facebook.

    Ata shtuan se për shkak të numrit të madh të njerëzve, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, nuk është i mundur një vlerësim më i saktë.

    Këto shifra demantojnë ato që u dhanë nga ana e institucioneve serbe, nga të cilat është thënë se pjesëmarrës janë rreth 100 mijë protestues dhe se numri i tyre ka qenë vazhdimisht në rënie

    Sot në Beograd, është mbajtur ai që konsiderohet si tubimi më i madh në historinë e re të Serbisë. Me thirrjen e studentëve në bllokadë, qindra mijëra qytetarë nga i gjithë vendi erdhën në kryeqytet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!