×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshen dy shqiptare në Greqi, gruaja godet me thikë 27-vjeçaren: Ç’lidhje ke ti me burrin tim?

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 21:30

    Një konflikt mes dy të rejave ka ndodhur së fundmi në Greqi.

    Dy të reja shqiptare janë kacafytur për motive xhelozie.

    Sipas mediave të huaja sherri ka ndodhur pasditen e djeshme në Selanik të Greqisë mes dy shqiptareve. Protothema shkruan se një 25-vjeçare ka sulmuar me thikë nga pas shpine një bashkëatdhetare 27 vjeç, pasi kjo e fundit dyshohet se pasur në aferë me burrin e saj.

    25-vjeçarja sot është dërguar në prokurori. E reja e akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë është dërguar pak pas orës 11:00 në Gjykatën e Selanikut dhe pritet të kalojë “pragun” e prokurorit dhe më pas të hetuesit.

    Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pak pas orës 19:00, në rrugën Ralli, në zonën e Pylaia në Selanik, kur viktima me origjinë nga Shqipëria po shkonte drejt shtëpisë së saj. Më pas autorja e ka ndjekur, sulmuar me thikë dhe e ka plagosur në bark dhe në shpatull.

    Viktima ka ikur për ndihmë në shtëpinë e motrës së saj, e cila ndodhet në një rrugë anësore, ndërsa autorja, nënë e dy fëmijëve të mitur, është pikasur në vendngjarje nga efektivët e policisë, të cilëve u ka rrëfyer aktin. Viktima është transportuar me autoambulancë në spitalin Papageorgiou, ku po vazhdon të mjekohet. Motra e 27-vjeçares, tha se e reja e ka sulmuar gruan duke i bërtitur se ajo kishte marrëdhënie të paligjshme me bashkëshortin.

    “Na erdhi motra për vizitë dhe papritmas në shtëpi u shfaq kjo grua, nuk e njihja, nuk e kisha parë kurrë në jetë. Ajo bërtiste se motra ime kishte lidhje me burrin e saj. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, nuk e di a ka e ka bërë ndonjëherë një gjë të tillë, motra ime”, tha ai.

    Siç thotë ajo, motra e saj kishte shumë dhimbje nga goditjet që mori me thikë dhe nuk fliste.

    “Ajo u dërgua në spital me dy plagë me thikë në anën e majtë të barkut dhe një në shpatull, por fatmirësisht mësova se është mirë,” tha ajo.

    Ndërsa burri i saj tha se ai duke u përpjekur që të ndaj dy gratë që po ziheshin, theu një tavolinë.

    Unë isha duke ngrënë me gruan dhe fëmijën tonë, kur papritmas dëgjuam zhurmë të madhe dhe të bërtitura. Sapo dolëm jashtë, pamë motrën e gruas time të goditur me thikë dhe një grua tjetër mbi të. Unë u përpoqa ta largoja dhe theva një tavolinë që ishte në oborr. Fatmirësisht erdhi policia dhe e arrestoi”, tha kunati i viktimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!