×
  • Lajme
  • Rajon / E fundit

    Pesë të vrarë në Mal të Zi pas një përleshje që nisi në një tavernë

    Reporteri
    01 Janar 2025 | 19:19

    Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Cetinjes në Mal të Zi, siç raporton media malazeze “Vijesti”.

    Siç raporton ky medium të shtënave i ka paraprirë një konfrontim fizik në një tavernë në këtë qytet.

    Më tej, “Vijesti” thotë se bazuar në burimet e saj, numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, teksa policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!