×
  • Lajme
  • Rajon

    Petkoviq sulmon ambasadën gjermane, i kërkon llogari pse s’reagoi ende për incidentin në veri

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 19:11
    I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç

    Drejtori i ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pas incidentit në veri të Mitrovicës, ku mbeti i plagosur një qytetar.

    Petkoviq ka thënë se ndaj qytetarit është shtënë vetëm pse ai është serb. Ai i ka reaguar ambasadës gjermane në Prishtinë, duke e kritikuar për mungesën e nje reagimi nga ana e saj.

    “Policia e Kosovës e ka pranuar që e ka qëlluar një qytetar të pafajshëm, vetëm sepse ai është serb. Ka kaluar e gjitha dita pothuajse dhe ambasada gjermane në Kosovës nuk e ka dënuar tentim-vrasjen e Milan Jovaniviqit”, ka shkruar Petkoviq.

    “Në disa raste të tjera, reagoni në sekond. Kjo është vërtetë shqetësuese!”, ka shkruar Petkoviq në fund.

    Fotografi e publikuar nga Petkoviq në Twitter

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!