Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, është shprehur sot se ka shumë sinjale pozitive për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shtoi se njohja de fakto është në rrugë e sipër.
Ai u pyet për propozimin në fjalë në një video-diskutim të organizuar nga Këshilli Atlantik.
“Besoj që ne si BE duam stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor…. Megjithatë, përshtypja ime është – bazuar në kontaktet e drejtpërdrejta që kam pasur – se tani ka më shumë sinjale pozitive për propozimin evropian se sa në fillim”, u shpreh kryeministri kroat për Kosovo Online.
Pllenkoviq u shpreh se Kroacia do të mbështeste gjithçka me të cilën dakordoheshin të dyja palët.
Po ashtu, ai u shpreh pozitiv edhe në lidhje me marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë duke potencuar faktin se në qeverinë serbe tashmë kishte edhe një pjesëtar kroat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.