×
  • Lajme
  • Rajon

    “Po ecte në këmbë nëpër autostradë”- dalin detaje si u kap në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoni

    Reporteri
    06 Dhjetor 2023 | 8:05

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, Oliver Spasovski ka treguar se si është arrestuar i dyshuari i pestë për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, Ljupço Palevski.

    Spasovski informacionet i përcjell nga autoritetet turke, të cilët kanë kërkuar nga policia për të konfirmuar identitetin e personit të ndaluar.

    “Palevski është arrestuar nga kolegët tonë turq duke ecur në këmbë në autostradë në Balikesir. Falënderoj kolegët tanë dhe ministrat e punëve të brendshme në Turqi, Bullgari dhe Serbi. Kroacia na ka dhënë informacione të rëndësishme duke e pastruar dilemën se nuk gjendet në vendin e tyre. Interpoli ishtë gjithashtu në ndihmë të kërkimit tonë” tha mes tjerash Spasovski.

    Gjithashtu, nga MPB-ja është ndaluar edhe personi i gjashtë, që dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor gjatë arratisjes.

    Trupi i pajetë i 14-vjeçares u gjet më 3 dhjetor në Shkup, gjashtë ditë pasi ishte zhdukur pasi kishte dalë nga shtëpia, ndërsa 74-vjeçari u gjet i vdekur në Veles ditën e njëjtë.

     

    ​Arrestohet në Turqi i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!