×
  • Lajme
  • Rajon / Foto-Video

    Policia shpërndan protestuesit në qendër të Beogradit

    Reporteri
    24 Dhjetor 2023 | 22:40
    REL

    Forcat e policisë kanë shpërndarë protestuesit e mbledhur në qendër të Beogradit, në protestën e shtatë përmes së cilës opozita serbe kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Serbi.

    Përfaqësuesit e listës opozitare “Serbia kundër dhunës” tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit Komunal, në mënyrë që t’iu adresoheshin qytetarëve nga ballkoni i Kuvendit.

    Ata shtyn derën, por nuk arritën të hynin, pasi u parandaluan nga policia.

     

     

    Një pjesë e protestuesve thyen xhamat e dyerve dhe dritave të ndërtesës. Policia e përgjigj me gaz lotsjellës. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!