Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak tha se me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, ka marrë ftesë që nesër të paraqitet në Policinë e Novi Sadit.
Çanak tha për televizionin “Happy” se nuk e dinte pse e kishte marrë ftesën për t’u marrë në pyetje, por supozonte se kishte “disa lidhje” me qëndrimin e tij në Cetinje, gjatë kurorëzimit të mitropolitit serb.
“Nuk e di se çfarë kërkojnë nga unë, por e kuptoj se ka të bëjë me praninë time në Cetinje, më 4 dhe 5 shtator”, tha ai.
Çanak përsëriti se ai ishte në Cetinje në atë kohë për t’i mbështetur qytetarët malazez që kundërshtonin mohimin e shtetit malazez.
“Kjo është e gjitha, asgjë më shumë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.