×
  • Lajme
  • Rajon

    Posterat me emblemën e UÇK-së shfaqen në Beograd

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 13:51

    Para Fakultetit të SHkencave Politike (FPN) në Beograd janë shfaqur postera me mbishkrimin “Tradhtar”, dhe stema UÇK-së ndërsa në foto janë profesorët e këtij fakulteti.

    Profesorët në foto janë: Stefan Surliqi, I cili punon si asistent profesor në FPN, profesoi i asociuar Marko Vekoviq dhe asistent profesor Jelena Lonçar.

    Kujtojmë se, FPN-ja njoftoi të mërkurën se kishte anuluar takimin e profesorëve të Fakultetit të Shkencave Politiken ë Beograd dhe profesorëve të Fakultetit Filozofik nga Prishtina I cili ishte i caktuar për datën 16 mars në FPN.

    Këtë e ka bërë të ditur FPN-ja përmes një njoftimi zyrtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!