×
  • Lajme
  • Rajon

    Protesta masive, qytetarët bllokojnë Serbinë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 15:15

    Disa organizata mjedisore, lëvizje e shoqata qytetare dhe një pjesë e opozitës po marrin pjesë sot në protesta dhe bllokada të rrugëve dhe urave në mbarë Serbinë.

    Organizatorët e lëvizjes “Shko-Ndrysho” dhe Kryengritjes Ekologjike njoftuan se bllokada paqësore e kësaj të shtune do të jetë më e gjatë se ajo e javës së kaluar, e cila zgjati një orë.

    Pjesëmarrësit në bllokada dhe protesta kërkojnë ndryshimin e Ligjit për Referendum dhe për iniciativa qytetare, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq të mos i firmos ndryshimet në Ligjin për shpronësim, raporton RTS.

    Këto dy ligje kanë të bëjnë me realizimin më të lehtë të planeve të kompanisë “Rio Tinto” për hapjen e një miniere të litiumit në Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!